Haradinaj e siguron Hovenierin: Do të angazhohemi që aktivitetet tona politike të jenë të përqendruara drejt anëtarësimit në NATO
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar rreth diskutimit që pati me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai u shpreh se së bashku trajtuan tema të zhvillimeve politike e atyre të sigurisë në vend. Madje, Haradinaj edhe e ka sigururar Hovenierin për një gjë. “Biseduam mbi zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në…
Lajme
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar rreth diskutimit që pati me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ai u shpreh se së bashku trajtuan tema të zhvillimeve politike e atyre të sigurisë në vend.
Madje, Haradinaj edhe e ka sigururar Hovenierin për një gjë.
“Biseduam mbi zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në vend, me fokus të veçantë në përpjekjet tona për anëtarësim direkt në NATO. E sigurova ambasadorin Hovenier se do të angazhohemi që aktivitetet tona politike të jenë të përqendruara në këtë synim të përbashkët“, tha Haradinaj.
Haradinaj tutje shtoi se plani aksional për anëtarësim në NATO (Membership Action Plan) mbetet objektiv strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë./Lajmi.net