Haradinaj e pranon, gjendja në arsim e vështirë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke komentuar rezultatet e fundit të PISA ka thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është e vështirë.

Lajme

03/12/2019 12:37

Në rezultatet e testit Pisa Kosova është renditur e treta nga fundi para Republikës Dominikane dhe Filipineve që është e fundit.

Haradinaj kërkoi kujdes në cilësinë e arsimit, pavarësisht siç tha është bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën dhe pagat e mësimdhënësve.

Lexo edhe: 

Bytyqi thotë se MASHT-i nuk është fajtor për dështimin në PISA

“Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për u përmirësuar infrastruktura pagat me ecë përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj, raporton kp.

Edhe vitin e kaluar Kosova ishte renditur keq në testin Pisa ndërsa dështimin në këtë test e ka pranuar edhe ministri i Arsimit në detyrë Shyqiri Bytyqi.

Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë pritur një rezultat më të mirë.