Haradinaj: Dy kryeministra, 100 ditë qeverisje, asnjë njohje e re!

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të hënën ka kritikuar qeverisjen gati 100 ditëshe të kryeministrit Isa Mustafa, dhe të zëvëndësit të tij, Hashim Thaçi.

Lajme

02/03/2015 12:59

Reagimin e tij të postuar në Facebook, Haradinaj ka nisur me “Kryeministrat Mustafa e Thaçi – gati 100 ditë qeverisje pa asnjë njohje të re!”, duke aluduar në atë se “Mustafa është një kryeministër kukull”, ndërsa ai i vërteti, është ish-kryeministri Thaçi, aktualisht zëvendëskryeministër dhe njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme.

“Po bëhen 100 ditë të qeverisjes tuaj me dy kryeministra, Mustafa – Thaçi. A do ta sillni të paktën një njohje brenda këtyre 100 ditëve? Apo, vetëm po silleni e po pështilleni njëri brenda e tjetri jashtë, duke harruar për çka paguheni nga qytetarët e Kosovës”?

“Rëndësia e shtimit të numrit të njohjeve për Kosovën është e madhe, sidomos pas përkeqësimit të imazhit që ju i shkaktuat Kosovës. RH”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.