Haradinaj: Drejtësia të flasë sa më shpejt për Astrit Deharin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Lajme

06/11/2016 16:00

Haradinaj thotë, se vdekja e tij është më e rëndë se vdekjet tjera pasi që ka ndodhur në rrethana që ende nuk dihet, shkruan lajmi.net.

“Sot jam me prindërit dhe me miqtë e Astrit Deharit dhe e ndajë dhimbjen me ta! Vdekja e tij është më e rëndë se vdekjet tjera, sepse ka ndodhur në rrethana që ende nuk i dimë dhe ajo kërkon drejtësi. Ajo që na duhet në këto momente është që këtë humbje të madhe të Familjes Dehari, të mos e bëjmë edhe më të thellë! Drejtësia e paanshme duhet të flasë shpejt! Për Astritin ruaj kujtimet më të mira, si një djalë me shumë edukatë e mirësjellje. Prehu në qetësi miku im Astrit Dehari!”, shkruan ai në Facebook. /Lajmi.net/