Haradinaj diskuton për formimin e institucioneve me ambasadorin francez
Kryetari i Aleancës për Ardhëmerinë Kosovës dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, në zgjedhjet e 11 qershorit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Lajme
Haradinja me anë të një postimi në facebook, ka thënë se në këtë takim është biseduar për procesin zgjedhore dhe rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja.
“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin bisedova për procesin zgjedhor si dhe për rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të këtij procesi”, është shprehur Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Në këtë takim sipas tij është biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushat e ndryshme, posaçërisht ndihmën e shtetit francez në zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe rolin dhe kontributin në vazhdimësi në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s./Lajmi.net/