Haradinaj dhe Veseli në Lutjet e Mëngjesit në Shqipëri – Meta lutet për Kosovën
Kanë nisur Lutjet e Mëngjesit në kryeqytetin shqiptar, ku po marrin pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Lajme
Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij tha se “jemi të bekuar për frymën e bashkëjetesës mes besimeve fetare”.
“Lutemi për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, lutemi për ecjen para të dialogut të Kosovës dhe Serbisë”, tha Meta.
Ai u shpreh se shqiptarët kontribuojnë për një rajon më bashkëpunues.