Haradinaj bën homazhe në nderim të dëshmorëve të Sllupit, Hereqit dhe Dujakës

Fundi i prillit të vitit 1998 rikthen në kujtesë një ndër periudhat më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin, kur grupet e para të luftëtarëve që po ktheheshin me armët e lirisë ranë heroikisht në përballje me armikun, në kufirin që padrejtësisht ndante shqiptarët. Në këtë përvjetor, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku…

Lajme

23/04/2026 13:10

Fundi i prillit të vitit 1998 rikthen në kujtesë një ndër periudhat më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin, kur grupet e para të luftëtarëve që po ktheheshin me armët e lirisë ranë heroikisht në përballje me armikun, në kufirin që padrejtësisht ndante shqiptarët.

Në këtë përvjetor, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në nderim të dëshmorëve të rënë.

Haradinaj theksoi se lufta dhe sakrifica e tyre përbën një nga mesazhet më të fuqishme të vendosmërisë së shqiptarëve për liri.

Ai u shpreh se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmuan se liria ishte një ideal për të cilin ia vlente çdo sakrificë, deri në vetëflijim.

“Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e saj,” ka deklaruar Haradinaj.