Haradinaj: Abedin Rexhën e kujtoj si një luftëtar të madh e të pathyeshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 27-vjetorin e vrasjes komandant Abedin Rexhën, i njohur me nofkën “Sandokani”. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka pohuar se me “Sandokanin” ishin bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luan Haradinaj, vëllai të parit të AAK-së, e u plagos…

Lajme

08/10/2025 16:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 27-vjetorin e vrasjes komandant Abedin Rexhën, i njohur me nofkën “Sandokani”.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka pohuar se me “Sandokanin” ishin bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luan Haradinaj, vëllai të parit të AAK-së, e u plagos Rafet Rama.

 

“E kujtoj si një luftëtar të madh e të pathyeshëm, dhe njëri prej emrave të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!. I paharruar kujtimi për të!”, ka thënë Haradinaj.