Hapja e afatit kalimtar shumë afër, lojtarët më të kërkuar deri tani

Afatet kalimtare dinë të jenë të mbushura me shumë surpriza brenda vetës dhe sigurisht edhe merkatoja e janarit do të ketë surpriza për futbolldashësit.

Sport

25/12/2020 11:49

Datë të njëjtë të hapjes së afatit kalimtar nuk do të kenë top 5 ligat evropiane pasi që për Premierligën, Bundesligën dhe Ligue 1 afati do të hapet më 2 janar 2021, ndërsa për La Liga dhe Seria A 4 janari i 2021 do të jetë dita e parë e merkatos së dimrit. Afati kalimtar do të mbyllet për gjitha ligat njësoj, më 1 shkurt.

GOAL ka bërë një listë të lojtarëve më të kërkuar të kësaj merkatoje dhe klubet nëpër të cilat ata mund të transferohen.

Njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar veror ishte padyshim ai i Lionel Messit, për të cilin shpesh herë raportohej se gjithçka ka mbaruar rreth tij dhe transferimit në Manchester City.

Megjithatë, vetë lojtari ka thënë se do ta bëjë publike të ardhmen e tij në një intervistë që do të publikohet më 27 dhjetor.

Leo Messi interview to be released on 27th December - TechnoSports

Mesut Ozil Arsenal / Fenerbahce

Ozil po ka probleme me kryesinë e Topçinjëve dhe nuk po mundet të gjejë hapësirë, madje as të zhvilloj ndonjë minutash.

Klubi më i interesuar për të po rezulton të jetë Fenerbahce. Ata janë të gatshëm që të paguajnë pagë vjetore prej 8 milionë eurosh për të.

David Alaba / Bayern / Chelsea-Arsenal-Real Madrid

Fakti që kontrata e Alabas përfundon në verën e këtij viti, po ndikon që drejtuesit e Bayern Munich të mundohen që të marrin para nga ai në këtë merkato.

Disa klube janë interesuar për të siguruar shërbimet e austriakut, disa prej tyre të identifikuara nga Premierliga, sikurse Chelsea dhe Manchester United.

Përpos tyre, interesim ka shprehur edhe Real Madridi. Ata e shohin si një zëvendësim ideal të Sergio Ramos.

Christian Eriksen / Inter / Arsenal

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se lojtari i tyre, Christian Eriksen, është në shitje për këtë afat kalimtar.

Klubi londinez, Arsenal, është njëri prej klubeve që ka shprehur më së shumti interesim për lojtarin, madje edhe në të kaluarën ka pasur kontakte mes tyre.

Memphis Depay / Lyon / Juventus-Barcelona

Lojtari tjetër që po kërkohet nga shumë klube evropiane. Është raportuar se çmimi i tij është dikur rreth 5 milionë euro dhe kjo është arsyeja kryesore pse për të po interesohen shumë klube.

Dy prej klubeve më të interesuara janë Barcelona dhe Juventus. Edhe vetë lojtari Depay në merkaton verore kishte deklaruar se e ardhmja e tij nuk është e sigurtë në Lyon.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka shprehur interesim të madh për holandezin pasi që edhe ka punuar me të në kombëtare, sa ishte trajner i tulipanëve.

I would carry to Memphis Depay in car to Barcelona"