Hapja e 29 kapitujve nga Shqipëria për anëtarësim në BE, Hoti: Për kosovarët ka rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë, e pastaj të lëvizim në Merdare

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka përgëzuar Qeverinë e Shqipërisë dhe kryeministrin Edi Rama, për hapjen e 29 kapitujve në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se shpreson që sa më shpejtë të hapen edhe 5 kapitujt e mbetur dhe negociatat të përmbyllen në kohë rekord, shkruan…

Lajme

17/09/2025 09:42

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka përgëzuar Qeverinë e Shqipërisë dhe kryeministrin Edi Rama, për hapjen e 29 kapitujve në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se shpreson që sa më shpejtë të hapen edhe 5 kapitujt e mbetur dhe negociatat të përmbyllen në kohë rekord, shkruan lajmi.net.

Sipas Hotit, i gjithë spektri politik në Shqipëri, ka përgjegjësi në kuadër të këtij procesi për çka edhe ka thënë se shpreson që të gjithë të tregojnë maturi politike dhe të kontribuojnë e të mbështesin këtë rrugëtim historik të Shqipërisë.

“Më 2029, në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, qytetarët e Shqipërisë votojnë krahas qytetarëve të vendeve të BE-së për deputetët shqiptarë në atë parlament. Pas hyrjes në NATO, kjo është arritja tjetër historike jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Ëndrra historike e shqiptarëve për rikthim në familjen evropiane po realizohet hap pas hapi. Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë, e pastaj na mbetet neve që këtë kufi ta lëvizim më tutje në Merdare”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: