Hapi profile të rreme në emër të një gruaje, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Janjevë të Lipjanit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “hyrje në sisteme kompjuterike”. I njëjti, ka hapur profile false në emër të një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Fsh. Janjevë, Lipjan  01.09.2026-09:50.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se…

Lajme

02/09/2026 09:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Janjevë të Lipjanit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “hyrje në sisteme kompjuterike”.

I njëjti, ka hapur profile false në emër të një gruaje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Janjevë, Lipjan  01.09.2026-09:50.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, duke hapur profile false në emër të viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/