Hapet zyra e re e UEFA-s në Stamboll, pjesë e ceremonisë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, nën udhëheqjen e shkëlqyer të presidentit Ceferin, sot hapi zyrën e saj të re në Stamboll të Turqisë. Ky është një hap i rëndësishëm i UEFA-s drejt afrimit me vendet e këtij rajoni. Në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ku…

Sport

23/04/2025 20:01

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, nën udhëheqjen e shkëlqyer të presidentit Ceferin, sot hapi zyrën e saj të re në Stamboll të Turqisë.

Ky është një hap i rëndësishëm i UEFA-s drejt afrimit me vendet e këtij rajoni.

Në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ku tha se me ta ndajmë vizionin e përbashkët për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të futbollit.

UEFA edhe një herë dëshmoi se është e përkushtuar dhe e vendosur të mbështesë të gjitha federatat në rrugëtimin e tyre për zhvillim dhe përparim./Lajmi.net/