Hapet edicioni i nëntë i festivalit “Pri-Film Fest” në Prishtinë

shtë hapur zyrtarisht edicioni i nëntë i festivalit të filmit “Pri-Film Fest” në Prishtinë.

ShowBiz

13/07/2017 21:59

Hapja zyrtare e PriFilm Fest do të bëhet me shfaqjen premierë të filmit të njohur ndërkombëtar ”Unwanted” (T’padashtun) nga regjisori Edon Rizvanolli, njofton Klan Kosova.

Në hapjen e edicionit të nëntë të Pri Film Fest, në mesin e befasive të shumta do të jetë dhe mysafiri special, regjisori Paul Heggis, fitues i shumë çmimeve Oscar.