Hapet aplikimi për mësimdhënësit që synojnë të marrin licencën e avancuar për mësimdhënie
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur aplikimi për mësimdhënësit që synojnë të marrin licencën e avancuar për mësimdhënie. Nagavci përmes një postimi në Facebook, kjo është thirrja e parë publike që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë. Thirrja vlenë për mësimdhënësit e profileve si më poshtë: 1.…
Lajme
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur aplikimi për mësimdhënësit që synojnë të marrin licencën e avancuar për mësimdhënie.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, kjo është thirrja e parë publike që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë.
Thirrja vlenë për mësimdhënësit e profileve si më poshtë:
1. Mësues të arsimit fillor;
2. Mësimdhënës të lëndës “Matematikë” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML);
3. Mësimdhënës të lëndës “Gjuhë shqipe” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML).
Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës.