Hapet aplikimi për 100 euro për punëtorët e sektorit privat
Ministri në detyrë i Financave ka njoftuar se është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat që të aplikojnë për mbështetjen për 100 euro. Ai ka treguar se aplikimi mund të bëhet në formularin në vijim https://apps.atk-ks.org/Subvencionim “Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave ka njoftuar se është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat që të aplikojnë për mbështetjen për 100 euro.
Ai ka treguar se aplikimi mund të bëhet në formularin në vijim
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
“Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta. Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit. Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen”, ka njoftuar ai.
Murati ka thënë se afati i aplikimit është deri me datën 5 qershor 2026.
“Kush mund të aplikojë:
– Punëtorët në sektorin privat;
– Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);
– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj)”, ka thënë ai.
Kriteri i përfitimit:
– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).