Hapen qendrat e votimit edhe në Zveçan

Edhe qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës dhe këshilltarë komunalë të cilat po mbahen sot në vendin tonë. Janë gjithsej pesë qendra të votimit në të cilat 6 mijë e 998 qytetarë të kësaj komune do të kenë mundësi ta ushtrojnë të…

Lajme

23/04/2023 08:05

Edhe qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës dhe këshilltarë komunalë të cilat po mbahen sot në vendin tonë.

Janë gjithsej pesë qendra të votimit në të cilat 6 mijë e 998 qytetarë të kësaj komune do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Situata aktuale e sigurisë është e qetë dhe nuk ka ndonjë problem, ndërsa vërehen pjesëtarët e Policisë së Kosovës afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.