“Hapat drejt formimit të Qeverisë” – Një ditë pas certifikimit të rezultateve, Hargreaves shkon në zyrë te Kurti

Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë e cila i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin. Në njoftimin e ZKM-së, tregohet se në takim ata kanë folur për hapat drejt formimit të qeverisë. Roli i rëndësishëm i Mbretërisë…

Lajme

28/03/2025 19:32

Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë e cila i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Në njoftimin e ZKM-së, tregohet se në takim ata kanë folur për hapat drejt formimit të qeverisë.

Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit.

Pos kësaj, ambasadori britanik ka uruar Kurtin edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.

Komunikata:

Kryeministri Kurti mirëpriti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit.

Ambasadori Hargreaves e uroi Kryeministrin për njohjen nga shteti i Kenias.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e ngushtë./Lajmi.net/