Hap mbrapa në garën për titull, PSG barazon me Rennes

PSG nuk ka arritur të fitojë me shumë se një pikë në udhëtim te Rennes.

Sport

09/05/2021 23:01

“Parisienët” barazuan me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte ylli Neymar që u tregua i saktë nga pika e bardhë për të ndryshuar rezultatin (45+5).

Por, Rennes barazuan shifrat përmes Guirassy, gol që doli të jetë i fundit në këtë ndeshje.

Me këtë barazim, PSG renditët në pozitën e dytë me 76 pikë, tri me pak se lideri Lille, derisa Rennes renditët në vendin e shtatë me 55 sosh./Lajmi.net/