Hansi Flick zbulon arsyen pse e zëvendësoi Rashfordin pas vetëm 30 minutave lojë
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur publikisht për arsyen pse vendosi ta zëvendësojë Marcus Rashford vetëm 30 minuta pasi i dha atij debutimin me klubin. Pas muajsh të tërë spekulimesh që e lidhnin Rashford me një largim nga Manchester United, pas përplasjes së tij me trajnerin Ruben Amorim, sulmuesi më në fund realizoi një…

Sport
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur publikisht për arsyen pse vendosi ta zëvendësojë Marcus Rashford vetëm 30 minuta pasi i dha atij debutimin me klubin.
Pas muajsh të tërë spekulimesh që e lidhnin Rashford me një largim nga Manchester United, pas përplasjes së tij me trajnerin Ruben Amorim, sulmuesi më në fund realizoi një transferim ëndrrash te Barcelona.
Legjenda e Manchester United i është bashkuar Barcelonës në formë huazimi njëvjeçar, me klubin spanjoll që ka të drejtën ta blejë në fund të sezonit për një shumë të raportuar prej 30.3 milionë euro.
Tani, trajneri i Barcelonës më në fund ka shpjeguar saktësisht pse ishte i detyruar të merrte një vendim kaq të ashpër gjatë ndeshjes.
Rashford hyri në lojë në minutën e 46-të në vend të Raphinhas, por u largua nga fusha në minutën e 78-të, duke ia lënë vendin Fernandez Sarmientos.
Ndërsa disa menduan se vendimi kishte të bënte me paraqitjen e Rashfordit, Flick më vonë deklaroi se vendimi u mor për të ndihmuar në rikthimin gradual të Rashford pas një dëmtimi në kofshë.
“Po kujdesemi shumë për Marcus sepse sapo ka ardhur nga një dëmtim dhe ende nuk ka filluar të stërvitet plotësisht me topin”, konfirmoi Flick.
Pas një periudhe huazimi të suksesshme afatshkurtër me Aston Villën në pjesën e fundit të sezonit 2024/2025, Rashford pësoi një dëmtim në kofshë në prill, që e la jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.