Hans-Joachim Watzke konfirmon: Nëse vjen oferta e duhur për Sanchon, do ta diskutojmë

Drejtori i Përgjithshëm i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka konfurmar se klubi ka pranuar një ofertë për fantazistin anglez, Jadon Sancho.

Sport

05/04/2021 12:31

Sancho ishte njëri nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar veror, ku sipas spekulimeve Manchester United kishte ofruar 100 milionë euro për shërbimet e tij, por që Borussia Dortmund kishte refuzuar një të tillë, transmeton lajmi.net.

Dortmund dëshironte 150 milionë, por kjo u konsiderua shifër e lartë nga “Red Devils”, kështu që marrëveshja kollapsoi.

Tani, Hans-Joachim Watzke ka konfirmuar se klubi ka pranuar një ofertë dhe janë në shqyrtim e sipër.

“Në rast se vjen oferta e duhur, atëherë në sigurisht që do ta diskutojmë atë me lojtarin dhe agjentin e tij. Siç kemi bërë gjithmonë”, tha Hans-Joachim Watzke./Lajmi.net/