Hana Beiqi eliminohet nga gara e notit në Paris 2024

Hana Beiqi ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të garës së notit 50 metra stil i lirë të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024. Notarja kosovare doli e fundit në baterinë e saj, me kohën 27.34 sekonda, pamjaftueshëm për ta siguruar një vendin në mesin e 16 më të mirëve. Madje, 15-vjeçarja nuk arriti as…

Sport

03/08/2024 13:51

Hana Beiqi ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të garës së notit 50 metra stil i lirë të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Notarja kosovare doli e fundit në baterinë e saj, me kohën 27.34 sekonda, pamjaftueshëm për ta siguruar një vendin në mesin e 16 më të mirëve.

Madje, 15-vjeçarja nuk arriti as kohën e vet më të mirë në këtë disiplinë, 26.74 sekonda, qe e kishte arritur në Kampionatin Evropian të Notit më 2023.

Ky ishte debutimi i Beiqit në Lojëra Olimpike.

Beiqi dhe Adell Shaboviq – i cili u eliminua në rrethin e parë të garës gjithashtu në fillim të javës – ishin dy notarët e vetëm që e përfaqësuan Kosovën në këto lojëra.

Garat për ekipin olimpik të Kosovës në Paris pritet të përfundojë sot, me Gresa Bakraçin që do të garojë në 800 metra vrapim më vonë.