Hamza zotohet: Do të jem shumë unifikues, llogaridhënës e transparent
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka thënë se ai do të jetë një zë unifikues. Hamza po ashtu u zotua se, qeverisja e tij do të jetë transparente dhe llogaridhënëse. Po ashtu, kandidati i PDK-së për kryeminsitër, Bedri Hamza, theksoi…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/bedri-hamza-1-600x360-1.jpg)
Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka thënë se ai do të jetë një zë unifikues.
Hamza po ashtu u zotua se, qeverisja e tij do të jetë transparente dhe llogaridhënëse.
Po ashtu, kandidati i PDK-së për kryeminsitër, Bedri Hamza, theksoi se do të jetë i hapur për bashkëpunim për të gjithë, por siç theksoi ai, edhe për kritika e sugjerime.
“Gjatë gjithë fushatës kam vendosur me e bërë një standard ndryshe, edhe besoj se është arritur me u vendos një standard ndryshe. Është hera e parë që jemi fokusuar në program, premtime konkrete, n’ekip me të cilin do ta bëjmë garën dhe do ta prezentojmë projektin dhe ka qenë një fushatë pozitive me qëllim që ne të bashkohemi. Sigurisht që edhe në të ardhmen ka me pas tema që do t’na ndajnë në pozitë dhe opozitë, mirëpo kur është interesi i vendit për mua është shumë e qartë, të gjithë bashkë, edhe nga një herë të krijohet përshtypja se nuk e di a jemi të mjaftueshëm. Dhe sigurisht se në Qeverinë që unë potencialisht do ta udhëheqi, do të ketë vend edhe për njerëzit e PDK-së, edhe për ekspert brenda PDK-së, por nuk do të jem i kufizuar vetëm brenda PDK-së, do të jem shumë i hapur edhe për njerëzit edhe nga bota akademike, e mediave, biznesit, e shoqërisë civile. Me rëndësi ata njerëz me qenë të zot, me pas integritet, me pas vizion dhe ne këtë vend kemi nevojë ta sjellim në një normalitet ku ne respektohemi mes veti, ku kemi dallime në mendime që është krejtësisht Demokratike, krejt normale, por realisht kur flasim me njëri-tjetrin me respekt, assesi me përbuzje, largëqoftë me ofendime edhe me fjalor jo të duhur, por ta koncentrojmë por ta koncentrojmë tërë energjinë pozitive për më i shty gjërat në atë drejtim dhe këtë vend ta bëjmë më të zhvilluar, më të jetueshëm, të arrijmë me krijua kushte të mira që rininë tonë ta mbajmë këtu, që ata ta shohin prespektivën në Kosovë e jo veç emigracionin dhe t’i përmirëosjmë fushat e jetës duke përfshirë ekonominë, ambientin e të bërit biznes, shendetësinë, arsimin, e kështu me radhë. Prandaj do të jem shumë unifikues, përbashkues, do t’i marrë edhe rekomandimet edhe kritikart do t’i pranoj sepse jam i bindur që pjesa e madhe e kritikave ka me qenë qëllimmirë se qysh me u përmirësua. Dhe normalisht, dy shtylla të rëndësishme në qeverisjen time do të jenë transparenca dhe llogaridhënia. Llogaridhënia edhe para votuesve, edhe në Kuvend edhe në media edhe gjithkund ku ka nevojë që Qeveria të jap llogari”, theksoi Hamza.