Hamza viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: I gjeta të fortë, rikthimi i tyre po afrohet
Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar edhe një vizitë në Hagë, ku ka takuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Përmes një deklarate në Facebook, Hamza tha se i ka gjetur të dy të qëndrueshëm dhe plot shpresë, duke theksuar se beson në triumfin e…

Lajme
Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar edhe një vizitë në Hagë, ku ka takuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Përmes një deklarate në Facebook, Hamza tha se i ka gjetur të dy të qëndrueshëm dhe plot shpresë, duke theksuar se beson në triumfin e së vërtetës për luftën çlirimtare të Kosovës.
“I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne,” tha Hamza.
Ai shtoi se populli i Kosovës është duke pritur me padurim kthimin e tyre.
“E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë. Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë,” përfundoi ai.