Hamza uron Thaçin: Gëzuar ditëlindjen, luftëtar i lirisë dhe i drejtësisë

Kandidati për kryeministër të vendit, nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për me rastin e ditëlindjes së 56-të. Tutje Hamza është shprehur se sakrifica e tij do të njihet nga të gjithë përkrahësit, shkruan Lajmi.net. “Sot e ka ditëlindjen Presidenti Hashim Thaçi, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë, pavarësisë…

Lajme

24/04/2024 13:32

Kandidati për kryeministër të vendit, nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për me rastin e ditëlindjes së 56-të.

Tutje Hamza është shprehur se sakrifica e tij do të njihet nga të gjithë përkrahësit, shkruan Lajmi.net.

“Sot e ka ditëlindjen Presidenti Hashim Thaçi, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ndodhet larg shtëpisë, familjes dhe ne miqve, por shumë afër në zemrat e mendjet tona dhe i përkrahur nga të gjithë ata që e njohin sakrificën e tij.

Gëzuar ditëlindjen, luftëtar i lirisë dhe i drejtësisë!” /Lajmi.net/