Hamza publikon listën e kandidatëve të PDK-së: Mbi 50 për qind prurje të reja, Kosova meriton më shumë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë publike listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se lista përbëhet nga profesionistë të dëshmuar në punë, angazhim publik dhe shërbim ndaj qytetarëve, shkruan lajmi.net. Ai theksoi se në listë ka energji…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë publike listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se lista përbëhet nga profesionistë të dëshmuar në punë, angazhim publik dhe shërbim ndaj qytetarëve, shkruan lajmi.net.
Ai theksoi se në listë ka energji të re, por edhe përvojë, derisa bëri të ditur se mbi 50 për qind e kandidatëve janë prurje të reja.
Sipas tij, kjo është pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj dhe njerëzve që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë.
Hamza paralajmëroi se në ditët në vijim PDK-ja do ta prezantojë edhe programin zgjedhor, të cilin e quajti “më seriozin dhe më të përgjegjshmin” për shtetin dhe qytetarët.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të vendosin për të ardhmen e vendit dhe të besojnë në Kosovën. /Lajmi.net/