Hamza pret që VV të vijojë me krijim të qeverisë, e nëse jo “e marr unë atë përgjegjësi”
Vetëvendosjes si parti e parë i takon të formojë institucionet. Kjo si rregull ligjor dhe kushtetues, tha kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një intervistë në “Pressing” të T7. Mirëpo, tha ai, nëse për një arsye apo një tjetër Vetëvendosja dështon të arrijë të krijojë shumicë parlamentare për të ndërtuar qeveri, PDK-ja e…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/hamza.jpg)
Lajme
Vetëvendosjes si parti e parë i takon të formojë institucionet. Kjo si rregull ligjor dhe kushtetues, tha kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një intervistë në “Pressing” të T7. Mirëpo, tha ai, nëse për një arsye apo një tjetër Vetëvendosja dështon të arrijë të krijojë shumicë parlamentare për të ndërtuar qeveri, PDK-ja e merr përsipër ta bëjë atë gjë.
“Për PDK-në është rezultat për t’u vlerësuar. VV është e para në vota…çka është karakteristike e këtyne zgjedhjeve partia në pushtet ka lyp referendum dhe 500 mijë vota, e ata s’ia kanë dhënë. Qytetarët kërkuan ndryshim, dhe numrin më të madh e kanë fituar partitë në opozitë.
Bazuar në ligje e kushtetutë i takon partisë së parë që t’i krijojë institucionet. Është tepër e rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike të mos ketë vakum institucionalë. Presim që institucionet të krijohen në afat optimal.
Nuk është se ne detyrimisht, domosdoshmërisht e me çdo kusht presim që të jemi qeveria, mirëpo e kam shpreh gatishmërinë, dhe jam konsitent, që për neve nëse partia e parë nuk arrin për çfarëdo arsye me i kriju institucionet, ne e marrim atë përgjegjësi.
Më e preferueshme edhe më e lehtë për ne është harmonizimi i programeve me partitë që kanë qenë në opozitë”, tha Hamza.