Hamza për VV-në: Hera e parë që partia fituese s’e bën qeverinë, dështimi u planifikua
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza tha se është hera e parë që partia fituese të mos arrijë t’i bëjë institucionet me numër të madh të ulëseve në parlament. Këto deklarata, ai i bëri në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës. “Unë mendoj se kjo është e planifikuar që të mos bëhet Qeveria, të gjitha veprimet kanë…
Lajme
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza tha se është hera e parë që partia fituese të mos arrijë t’i bëjë institucionet me numër të madh të ulëseve në parlament.
Këto deklarata, ai i bëri në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.
“Unë mendoj se kjo është e planifikuar që të mos bëhet Qeveria, të gjitha veprimet kanë shkuar në këtë drejtim. Përndryshe është hera e parë që votohet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës pa marrëveshje politike”.
“Opozita pa marrëveshje politike nuk përkrah, mirëpo me qëllim të shmangies së bllokadës dhe hapjes së mundësisë që vendi t’i ketë institucionet, Partia Demokratike, lidhja Demokratike dhe subjektet tjera kanë votuar edhe për kryetar, nënkryetar të Kuvendit”, shtoi Hamza.
Ai deklaroi më tej se duhet pasur partneritet në Qeveri dhe sipas tij duhet ndarë pushteti.
“Realisht nuk mundesh me kërkuar ndihmë pa e ndarë pushtetin, duhet të kesh partneritet në Qeveri, kur qytetarët nuk ta japin besimin me qeverise vetë, atëherë duhet ta ndash pushtetin”.