Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka nënshkruar peticionin në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka thënë se ky peticion kombëtar është në mbështetje të presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, bacës Jakup, Rexhës dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë. “Është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre…

Lajme

16/03/2026 14:11

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka nënshkruar peticionin në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë se ky peticion kombëtar është në mbështetje të presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, bacës Jakup, Rexhës dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë.

“Është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre që kontribuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë. Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: