Hamza: Kosova funksionon vetëm me bashkim dhe një qeveri të përgjegjshme – “Bashkë. Përpara.”

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të Konventës së PDK-së, ku u prezantua plani i partisë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Në një postim, Hamza theksoi se “Kosova që funksionon fillon me bashkimin e të gjithëve” dhe se vendi mund të ecë përpara vetëm me një…

Lajme

10/12/2025 22:55

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të Konventës së PDK-së, ku u prezantua plani i partisë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një postim, Hamza theksoi se “Kosova që funksionon fillon me bashkimin e të gjithëve” dhe se vendi mund të ecë përpara vetëm me një qeveri të përgjegjshme, raporton lajmi.net

Ai përsëriti edhe sloganin e PDK-së për këto zgjedhje: “Bashkë. Përpara.”

Postimi i tij i plotë:

Kosova që funksionon fillon me bashkimin e të gjithëve. Dhe Kosova funksionon vetëm me një qeveri të përgjegjshme.
Bashkë. Përpara.