Hamza dhe Tahiri vizitojnë të lënduarit dhe vendin e ngjarjes pas shpërthimit në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe nënkryetari, Arian Tahiri kanë vizituar të lënduarit nga shpërthimi i sotëm brenda një shtëpie që po dyshohet se ka ndodhur nga një bombolë gazi. Tahiri është shprehur se është shprehur i tronditur nga kjo situatë. Tahiri dhe Hamza fillimisht vizituan vendin e ngjarjes, e më pas të…

Lajme

28/04/2025 20:02

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe nënkryetari, Arian Tahiri kanë vizituar të lënduarit nga shpërthimi i sotëm brenda një shtëpie që po dyshohet se ka ndodhur nga një bombolë gazi.

Tahiri është shprehur se është shprehur i tronditur nga kjo situatë.

Tahiri dhe Hamza fillimisht vizituan vendin e ngjarjes, e më pas të lënduarit.

“Jam i tronditur nga rasti i shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Bair. Bashkë me kryetarin Hamza kemi vizituar vendin e ngjarjes e më pas edhe të lënduarit në Emergjencë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se Komuna do të qëndrojë pranë familjes dhe do t’i jap mbështetjen e nevojshme.