Hamza dhe Çitaku përfundojnë takimin me Kurtin, në fokus Ligji për Specialen

Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, kanë përfunduar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë. Hamza dhe Çitaku ishin parë duke hyrë në objektin e Qeverisë gjatë ditës së sotme, ndërsa takimi nuk ishte paralajmëruar paraprakisht. Takimi vjen në një kohë…

Lajme

19/11/2026 10:24

Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, kanë përfunduar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë.

Hamza dhe Çitaku ishin parë duke hyrë në objektin e Qeverisë gjatë ditës së sotme, ndërsa takimi nuk ishte paralajmëruar paraprakisht.

Takimi vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë sërish Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili ishte kthyer për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

PDK-ja ka kërkuar që ligji të rikthehet në Kuvend, ndërsa Çitaku ka deklaruar më herët se qëllimi i kësaj nisme nuk është shuarja e Gjykatës Speciale, por ndryshimi i asaj që, sipas saj, është devijim nga mandati fillestar i saj.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me atë se çfarë është diskutuar në takimin ndërmjet Kurtit, Hamzës dhe Çitakut, apo nëse janë arritur pajtime konkrete lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, Ligji për Specialen pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutimit në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/