“Hamza çkado që thotë e realizon – Secili në atë listë ka histori, përgatitje”, Vlora Çitaku tregon masat e para emergjente që do merren

Vlora Çitaku, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës, e ftuar në Pressing në T7, ka folur për kandidaturën e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamzën, duke thënë se ky i fundit e realizon çkado që premton. Çitaku ka thënë edhe se për këtë, ka ‘’jetëgjatësi politike’’ të Hamzës që e dëshmon. ‘’Qytetarët e Kosovës nuk…

Lajme

27/12/2025 21:19

Vlora Çitaku, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës, e ftuar në Pressing në T7, ka folur për kandidaturën e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamzën, duke thënë se ky i fundit e realizon çkado që premton.

Çitaku ka thënë edhe se për këtë, ka ‘’jetëgjatësi politike’’ të Hamzës që e dëshmon.

‘’Qytetarët e Kosovës nuk po kërkojnë lluks, thjeshtë po kërkojnë të jetojnë dinjitetshëm. Dhe Bedri HAmza, ka një plan konkret, të bazuar dhe, ai hyn në këtë garë me një bagazh, nuk janë vetëm fjalët. Është një histori, jetëgjatë në politikë që garanton që Hamza çkado që thotë, e realizon. Dhe përveç kësaj Hamza nuk hyn në garë i vetëm,  hyn në garë me një ekip të jashtëzakonshme. Do të jetë i gatshëm që të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. E para është masat emergjente që Hamza do t’i marr. ’’, ka deklaruar ajo.