Hamiti: Vetëvendosje synon pushtetin absolut, t’i kontrollojë edhe mediat dhe gjyqësorin

Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së ka reaguar në lidhje me sulmet e vazhdueshme të pushtetit në drejtim ët mediave. Hamiti tha se kjo është një përpjekje e partisë në pushtet për të kapure dhe dy pushtete të tjera e që janë: Mediat dhe gjyqësori. Sipas zyrtarit të LDK-së, Vetëvendosje dëshiron që të përmbush…

Lajme

13/08/2024 10:48

Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së ka reaguar në lidhje me sulmet e vazhdueshme të pushtetit në drejtim ët mediave.

Hamiti tha se kjo është një përpjekje e partisë në pushtet për të kapure dhe dy pushtete të tjera e që janë: Mediat dhe gjyqësori.

Sipas zyrtarit të LDK-së, Vetëvendosje dëshiron që të përmbush synimin për pushtet absolut.

“Mbasi tash e gati katër vjet i ka dy degët kryesore të pushtetit në Kosovë, legjislativin dhe ekzekutivin, pushteti i Vetëvendosjes po e kërkon ende kontrollin edhe në dy degët e tjera, në gjyqësor dhe në media, për ta pëmbushur synimin për pushtetin absolut – #KREJTdheDREJT. Kur nuk ia del t’i kontrollojë plotësisht, i sulmon mediat dhe gjyqësorin”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Më tej, ai ka përmendur edhe dëmet që kjo parti ia ka sjell Kosovës.

“Le të përkujtojmë se Kosova është në muajin e 14-të të sanksioneve ndërkombëtare, për herë të parë në historinë e vet. Pa asnjë njohje ndërkombëtare në kohën e regjimit të ri që po vjetërohet. Le të përkujtojmë po ashtu se Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar për korrupsion të rëndë qeveritar (serious government corruption) në Kosovë nën pushtetin e Vetëvendosjes”, ka shkruar Hamiti./Lajmi.net/