Kosova vazhdon të vuajë nën regjim të sanksioneve të BE-së në kohën e regjimit të ri në Kosovë! Po vuajnë qytetarët, por jo drejtuesit politikë të regjimit.
Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar për situatën e bllokimit të Kuvendit në të cilën ndodhet Kosova. Ai tha për Vetëvendosjen se “Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë”. “Kosova vazhdon të vuajë nën regjim të sanksioneve të BE-së në kohën e regjimit të ri në Kosovë! Po…

Lajme
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar për situatën e bllokimit të Kuvendit në të cilën ndodhet Kosova. Ai tha për Vetëvendosjen se “Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë”.
“Kosova vazhdon të vuajë nën regjim të sanksioneve të BE-së në kohën e regjimit të ri në Kosovë! Po vuajnë qytetarët, por jo drejtuesit politikë të regjimit”, shprehet ai.
Reagimi i tij i plotë:
Po e mbajnë pushtetin, po e nëpërkëmbin demokracinë dhe po e sfidojnë rendin kushtetues të Kosovës.
Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë.Prandaj, nuk ndiejnë kurrëfarë urgjence për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës tre muaj e e gjysmë mbas zgjedhjeve nacionale. Të kota janë thirrjet e qytetarëve dhe të miqve të Kosovës. Po bien në veshë të shurdhër të regjimit #KREJTdheDREJT.