Hamiti: Le të bëjë Kurti fushatë në SHBA, por s’ka të drejtë t’i përdorë resurset shtetërore

Edhe profesori i gjuhës angleze, Muhamet Hamiti, e ka parë vizitën e Albin Kurtit në SHBA si pjesë të fushatës, por tha se kryeministri në detyrë, që është edhe deputet, s’bën t’i përdorë resurset shtetërore për këso lloj vizitash. Ish-ambasadori i Kosovës në Londër tha se Kurti është duke mbajtur postin e kryeministrit në kundërshtim…

Lajme

25/09/2025 14:41

Edhe profesori i gjuhës angleze, Muhamet Hamiti, e ka parë vizitën e Albin Kurtit në SHBA si pjesë të fushatës, por tha se kryeministri në detyrë, që është edhe deputet, s’bën t’i përdorë resurset shtetërore për këso lloj vizitash.

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër tha se Kurti është duke mbajtur postin e kryeministrit në kundërshtim me ligjin dhe po ashtu po shfrytëzon resurset e shtetit për qëllime partiake.

“Deputeti Albin Kurti, që e po mban kundërligjshëm edhe postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mund të shkojë në SHBA për fushatë, por nuk ta drejtë t’i përdorë resurset shtetërore, si Ambasadën e Kosovës atje, për këtë punë. Kjo duhet të jetë e qartë, besoj”, tha anëtari kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti.

Kurti udhëtoi mbrëmë drejt SHBA-së, ku pritet të takohet me diasporën shqiptare atje dhe të shfrytëzojë Ambasadën e Kosovës në Washington, DC, për një event më 30 shtator.