Hamiti: Kosova ka rënë në kurthin e Albin Kurtit, koha është me dalë prej tij

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamit, ka bërë me dije se Kosova ka rënë në kurthin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti. Duke numëruar pasojat që Qeveria Kurti ia ka sjell Kosovës, ai ka vlerësuar se tani është koha që të dilet prej këtij kurthi. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar…

Lajme

20/06/2025 16:33

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamit, ka bërë me dije se Kosova ka rënë në kurthin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Duke numëruar pasojat që Qeveria Kurti ia ka sjell Kosovës, ai ka vlerësuar se tani është koha që të dilet prej këtij kurthi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shoqëria e Kosovës është paralizuar, ekonomia po shembet, kurse njerëzit po varfërohen.

“Vetëvendosja e Albin Kurtit, që ka dalë e para në zgjedhje, e ka kthyer konstituimin e Kuvendit të Kosovës në farsë të demokracisë. Lideri i VV-së, deputeti Albin Kurti, po tallet me kandidaten seriale për kryetare të Kuvendit, me votuesit e vet dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës. Pos regjimit të Kurtit, Kosova për fajin e tij po e përjeton edhe regjimin e sanksioneve ndërkombëtare tash e dy vjet. Mbi 600 milionë euro të humbura deri tani është kosto e madhe, e matshme. I pamatshëm është dëmi që i ka shkaktuar imazhit të vendit tonë. Në kulmin e sanksioneve, të korrupsionit masiv qeveritar, Kurti dhe VV-ja e tij morën 42% të votave të qytetarëve të Kosovës. Shoqëria e Kosovës është paralizuar, ekonomia po shembet, njerëzit po varfërohen dhe po e braktisin atdheun e vet. Kosova ka rënë në kurthin e Albin Kurtit. Koha është me dalë prej tij”, ka shkruar Hamiti.