Hamilton i kërkon Mercedesit të vazhdojë ta mbajë llogon që përkrah komunitetin LGBTIQ+
Lewis Hamilton i ka kërkuar kompanisë së tij, Mercedes, që të vijojë ta mbajë llogon që përkrah komunitetin LGBTIQ+ gjatë tërë sezonit të F1.

Sport
Siç dihet, Mercedes kanë vendosur të zëvendësojnë yllin e tyre të argjendtë me tre cepa me një ‘Yll të Krenarisë’ për tre garat e ardhshme në Baku, Montreal dhe Silverstone për ta festuar Muajin e Krenarisë.
Gjithsesi, kërkesa e shtatë herë kampionit të botës është që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në garat e tjera të mbetura të sezonit.
Këtë e bëri përmes Instagramit, ku shkroi ky veprim duhet të gjejë zbatim edhe më gjatë sesa tri xhirot e ardhshme
Megjithatë, nëse Mercedes vendos të vazhdojë me sugjerimin e Hamiltonit, kjo do të shkaktojë probleme më tej, pasi ka gara që do të zhvillohen në Singapor dhe Abu Dhabi, ku marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të ndaluara.
Hamilton ka qenë gjithnjë i zëshëm për të drejtat e njeriut, duke bërë apel edhe në të kaluarën që ato të zbatohen në plotni.
Mbetet të shihet nëse kjo kërkesë do të vihet në praktikë. /Lajmi.net/