Haliti: S’po më besohet çfarë dëgjova, Astrit prehu në paqe
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Deharin.

Lajme
Halili thotë se nuk ka mundur ta besoj një lajm të tillë, “Astriti u prehtë në paqe”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Avni, Xhemile, Bana, s’po më besohet, s’po dua ta besoj atë që dëgjova e lexova në media. S’po më besohet që pas dy vitesh duhet t’ju ngushëlloj përsëri. Ngushëllime për Astritin. Astriti u prehtë në paqe”. /Lajmi.net/