Haliti: Kuvendi ende s’i ka votat e sigurta për demarkacionin (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti thotë se Kuvendi ende nuk i ka të sigurta votat për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme

04/06/2016 20:34

Në një intervistë për televizionin publik zyrtari i lartë i PDK’së thotë se kalimi i shpejtë i kësaj çështje në Kuvendin e Kosovës do ta përshpejtonte edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Çështja e demarkacionit duhet t’i nënshtrohet një analize të gjithanshme në parlament dhe jashtë parlamentit me specialistë dhe me mendime të kundërta duke u ballafaquar me fakte. Por unë mendoj se kemi ngelë keq për ta bind njëri-tjetrin që duhet apo nuk duhet që ta miratoj parlamenti i Kosovës. Në anën tjetër unë mendoj që ne akoma nuk i kemi votat të sigurta në qoftë se Qeveria e sjellë çështjen e demarkacionit për ta ratifikuar në Kuvend. Unë nuk jam i sigurt që i kemi votat për ta votuar’, tha Haliti.

http://www.dailymotion.com/video/x4eje6m_xh-haliti_news#tab_embed