Haliti e Hyseni në Varshavë, marrin pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Deputeti Xhavit Haliti dhe Driton Hyseni po qëndrojnë në Varshavë të Polonisë. Kjo vizitë e tyre është bërë pasi do të marrin pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Për këtë ka njoftuar deputeti Xhavit Haliti përmes një postimi në Facebook. “Përshëndetje nga Varshava! Së bashku me deputetin Driton Hyseni po marrim pjesë në…

Lajme

16/09/2024 14:30

Deputeti Xhavit Haliti dhe Driton Hyseni po qëndrojnë në Varshavë të Polonisë.

Kjo vizitë e tyre është bërë pasi do të marrin pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Për këtë ka njoftuar deputeti Xhavit Haliti përmes një postimi në Facebook.

“Përshëndetje nga Varshava! Së bashku me deputetin Driton Hyseni po marrim pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Poloni. Duke ndarë përvojat tona parlamentare, po ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi”, ka shkruar Halimi.