Haliti: Dikur duhej të mbanim maska se në Kuvend na gjuanin me gjithçka, tash deputetët e VV-së s’mund as të flasin pa qenë shefi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti foli sot për publikimin e mesazheve në mes koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai madje ka kujtuar edhe seancat e së kaluarës, ku tha se duhej me i mbajë maskat rezervë për t’u mbrojtur nga një grup…

Lajme

16/10/2024 13:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti foli sot për publikimin e mesazheve në mes koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai madje ka kujtuar edhe seancat e së kaluarës, ku tha se duhej me i mbajë maskat rezervë për t’u mbrojtur nga një grup parlamentar që nuk ishin në gjendje të përballeshin me pozitën.

“Tani ne kemi kalu faza të ndryshme në parlament dhe më kujtohet një fazë kur ne kryesisht duheshim me i mbajtë maskat rezervë për tu mbrojtur nga një Grup Parlamentar që nuk ishte në gjendje të përballej me pozitën, për të mos e lejuar që të marrë vendime në kushtetutën dhe me ligje. Opozita e atëhershme ishte pa kapuça dhe pa kravata, e tani i kanë vendos”, ka thënë ai.

Po ashtu Haliti  kujtoi kohën kur Vetëvendosje gjuante me vezë, e gjithçka që mundeshin.

“Ata na goditnin me vezë e ujë e gjithçka që mundem. Ne duheshim me ndërru vend derisa e vendosëm një flutur për të nxjerrë gazin lotësjellës. Tani, ne kemi një opozitë të arsyeshme, një opozitë që rrinë në Kuvend qe po ofron gatishmëri me debatu, por këta arsyet nuk i dinë dhe sot po u përfaqësojkan me kapuça këtu dhe nuk vijnë në sallë për me i kry detyrat e veta.Siç duket deputetët e VV- së s’mund të flasin vet pa qenë shefi i tyre. Tani, po flasim për disa skandale, por edhe nëse s’kanë ndodh pse nuk vijnë me u ballafaqu me thonë që s’kanë ndodhë”,shtoi ai./Lajmi.net/