Haliti: Deri tani janë përmendur 4-5 kandidatë për President, kjo është pozitë që duhet të jenë dakord shumica e deputetëve

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, tha se gara për president mbetet e hapur, ndërsa theksoi se vendimi përfundimtar duhet të reflektojë vullnetin e shumicës së deputetëve. Para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar të PDK-së, Haliti bëri të ditur se deri më tani janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm. “Gjitha…

Lajme

04/03/2026 14:17

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, tha se gara për president mbetet e hapur, ndërsa theksoi se vendimi përfundimtar duhet të reflektojë vullnetin e shumicës së deputetëve. Para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar të PDK-së, Haliti bëri të ditur se deri më tani janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm.

“Gjitha grupet parlamentare mbajnë qëndrimet e tyre. Kemi një qëndrim publik si PDK. Tani kemi mbledhjen. Deri tash janë përmendur 4 apo 5 kandidatura. Të shohim. Ideale është ai që fiton votat. Në politikë s’ka ideale apo pëlqyeshmëri, por në variantin qysh po propagandohet, por pozita e presidentit të Kosovës është një pozitë që duhet me qenë dakord shumica e deputetëve, partive politike dhe duhet me qenë pëlqyeshmëria edhe e qytetarëve, por mbi të gjitha garancia që ai që zgjidhet do t’i shërbejë vendit dhe do të jetë garantues i Kushtetutes”, tha Haliti.

I pyetur nëse Andin Hoti ka kërkuar votën e tij për president, Haliti mohoi një gjë të tillë.

“Jo. Do të përkah vendimet e partisë”, shtoi ai.