Halilovic te klubi i njohur nga Serie A
Marrëveshja tashmë është mbyllur dhe pritet që trekuartisti kroat të kalojë vizitat mjekësore e më pas të hedhë nënshkrimin e kontratës.

Sport
Milani bën një goditje surprizë në merkato në një moment kur e gjithë vëmendja është përqendruar te vendimi i UEFA-s, që nuk i lejon kuqezinjtë të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv, Mirabelli, ka arritur marrëveshjen me Hamburgun për blerjen e mesfushorit kroat Alen Halilovic, i cili në dy sezonet e fundit është aktivizuar në formë huazimi te Las Palmasi në La Liga, transmeton “SS”.
Marrëveshja tashmë është mbyllur dhe pritet që trekuartisti kroat të kalojë vizitat mjekësore e më pas të hedhë të zezën mbi të bardhë.
Lojtari i lindur në vitin 1996, i formuar si futbollist te Dinamo e Zagrebit, u ble nga Barcelona në vitin 2014 me idenë se do të ishte Messi i ri, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Tani ka shansin e madh të tregojë cilësitë e tij në një skuadër të madhe si Milani.
Halilovic do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.