Halilajve nuk u jepet pasaporta zvicerane sepse veshin “trenerka”

Kryefamiljari dhe dy djemtë ecin rrugëve të fshatit me rroba sportive “trenerka” ose tuta, në vend se të veshin xhinse “sikur të gjithë të tjerët”.

Lajme

05/06/2016 23:33

Pritej me te drejtë që kjo të ishte dita më e bukur për familjen Halili, dita kur ata duhej të merrnin shtetësinë zvicerane. Zonja e shtëpisë kishte gatuar një ëmbëlsirë me ngjyrë të kuqe të cilën e zbukuronte kryqi i bardhë, pamja e flamurit të Zvicrës. por gjithçka shkoi kot.

Dita e 18 majit u shndërrua në makth për Halilajt, transmeton albinfo.ch artikullin e Basellandschaftlicher Zeitung. Asambleja qytetare e fshatit Bubendorf të kantonit Basellandschaft hodhi poshtë kërkesën e tyre, shkruan gazeta. Arsyeja është diçka vështirë e imagjinueshme: pamja e tyre nuk përkon me atë të zviceranëve. Kryefamiljari dhe dy djemtë ecin rrugëve të fshatit me rroba sportive “trenerka” ose tuta, në vend se të veshin gjinse “sikur të gjithë të tjerët”.

Po ashtu, babai nuk mund të pajtohet me faktin që një grua të jetë shefja e tij, përcjell albinfo.ch Asnjë vërejtje tjetër nuk do të mund t`u bëhej atyre, thotë kryetari i komunës Roger Frey për gazetën. Ata janë të integruar mirë dhe të gjithë e flasin mirë gjermanishten.

Ai nuk sheh arsye konkrete përse do t`u refuzohej atyre pasaporta zvicerane. Është interesante se kanë qenë pikërisht banorët e Bubendort të cilët në vitin 2005 kishin luftuar për t`i siguruar familjes Halili qëndrimin në Zvicër, pasi që i kishte ardhur një vendim negativ nga Berna, transmeton albinfo.ch Në një numër komunash zvicerane, në zona rurale, për natyralizimin e të huajve dhe për çështje të tjera vendosin qytetarët me votë të drejtpërdrejtë, institucion që ndryshe njihet si “Asambleja e qytetarëve”.