Halil Matoshi ofendon rëndë ministren Nagavci, e quan “budallicë”

Analisti, Halil Matoshi, e ka ofenduar mbrëmë ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Lajme

14/04/2022 09:04

Matoshi e quajti ministren “budallicë”.

Duke diskutuar për shkeljen e Kushtetutës nga ana e ministres Nagavci, Matoshi ka deklaruar se Arbërie Nagavci është “budallicë”.

“Ky popull duhet ta vërej nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkelë Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelë për me e mbrojt Ligjin. Populli duhet ta kuptojë se zonja në fjalë është budallicë”, tha ai.
Këtë qëndrim Matoshi është munduar edhe ta arsyetojë.

“Nëse një ministër thotë se shkelja e Kushtetutës nuk është shkelje e ligjit, atëherë gjejeni një fjalë se çka është kjo”,shtoi ai.

Me ndërhyrjen e moderatorit të emisionit “Politko”, në kanal10, Matoshi është tërhequr nga fjalët e tij duke kërkuar falje.

“Po e përmirësoj, po e tërheq fjalën”, shtoi ai.

Video nga momenti 1:27:20…/Lajmi.net/