Halil Budakova sjellë filmin e parë horror në Kosovë (VIDEO)
Një shkencëtar italian vjen në Kosovë për të studiuar disa ngjarje të jashtëzakonshme që ndodhin pas rënies së një meteori. Ai zbulon se objekti është lëvizur dhe është dërguar në një bazë ushtarake, në të cilën të gjithë njerëzit janë shndërruar në krijesa të çuditshme dhe shumë të rrezikshme.

ShowBiz
Ky është filmi i fundit i producentit dhe aktorit shqiptar Halil Budakova, i cili quhet Virus: Extreme Contamination, ose në shqip: Virusi – Ndotja ekstreme.
Filmi është i përshtatur dhe inspiruar nga vepra “The Colour Out of Space”, një histori e shkurtër e autorit amerikan H. P. Lovecraft, njofton Klan Kosova.
Kasta e aktorëve të filmit është një kombinim mes kosovarëve dhe të huajve.
Yjet kryesore janë; Halil Budakova, Michael Segal, Rimi Beqiri, Merita Budakova, Vilson Spaqi, Adrian Vila, Hasan Lushi, Adem Kicaj, Avni Lushtaku, Faik Gashi, dhe Paola Barale.
Ky është filmi i parë horror i realizuar në Kosovë. Para këtij filmi Halil Budakova ka prodhuar shumë filma dramë dhe aksion.
