Hakimi flet për largimin nga Real Madrid: Klubi nuk më besoi

Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi është rikthyer në kohë të flas për largimin nga Real Madrid.

Sport

14/02/2022 16:11

Hakimi iu bashkua Interit nga Real Madrid, ndërsa një sezon më vonë kompletoi kalimin te gjiganti francez, transmeton lajmi.net.

Hakimi tha se vendosi të largohet nga Real Madrid, pasi besoi që klubi nuk i besoi.

“Klubi e pa që më mungonte pjekuria dhe besimi – ishte normale. Por më pas kur u largova për në Dortmund, dola në huazim dhe pata dy sezone të shkëlqyera dhe më duhej të kthehesha dhe të vendosja. Dhe atëherë Madridi, mendoj, ende nuk po vinte bast për mua”.

“Kur u largova për në Inter, kishte edhe një opsion blerjeje për Madridin, por as ata nuk e zbatuan atë, kështu që mendoj se Madridi nuk donte të vinte baste për mua aq shumë sa klubet e tjera”, deklaroi ai.

Ndërkohë, nesër, PSG do e pres Real Madridin në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/