Hakan Calhanoglu para ndeshjes me Kosovën: Kam shumë shokë shqiptarë, i di disa fjalë shqip
Përfaqësues të Kombëtares së Turqisë kanë mbajtur në Prishtinë konferencë për media, një ditë para përballjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në konferencë janë paraqitur trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella dhe ylli i Interit, Hakan Çalhanoglu. Turku, nuk i ndali fjalët e mira për kosovarët duke i quajtur vëllezër. Më pas foli dhe për…
Sport
Përfaqësues të Kombëtares së Turqisë kanë mbajtur në Prishtinë konferencë për media, një ditë para përballjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në konferencë janë paraqitur trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella dhe ylli i Interit, Hakan Çalhanoglu.
Turku, nuk i ndali fjalët e mira për kosovarët duke i quajtur vëllezër.
Më pas foli dhe për lojtarët tanë si Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.
“Unë e njoh Vedatin e Vojvodën, dhe kam shumë shokë shqiptarë, i di disa fjalë edhe shqip, por nuk mund t’i them këtu në konferencë…”, ishin fjalët e Çalhanoglut.
Ai ka thënë se nuk e nënvlerëson Kosovën.
“Unë kurrë nuk e kam nënvlerësuar asnjë kundërshtar. Kualitetin luan rol, por nesër fiton skuadra që luan më me zemër.”, ka thënë Çalhanoglu.