Hajrulla Çeku refuzon debatin për Prishtinën me 6 tetor
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, nuk do të marrë pjesë në debatin televiziv kundër kandidatëve tjerë për këtë komunë. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se kanditatët e LVV-së nuk do të marrin pjesë në debatet që do të mbahen në Klan Kosova. “Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk…

Lajme
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, nuk do të marrë pjesë në debatin televiziv kundër kandidatëve tjerë për këtë komunë.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se kanditatët e LVV-së nuk do të marrin pjesë në debatet që do të mbahen në Klan Kosova.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk merr pjesë në debatet e TV Klan Kosova. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen në TV Dukagjini, në 2 debate, në KTV, në Kanal 10 si dhe në Radiotelevizionin publik. Çdo njoftim tjetër është spekulim”, thuhet në reagimin e Manxhukës në Facebook.
Edhe pse vetë Hajrulla Çeku e kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij, duket se gjërat kanë ndryshuar.
Debati për Prishtinën ishte parparë të mbahej më 6 tetor në emisionin Rubikon në KlanKosova.