Hajnat vjedhin stoli argjendi dhe para një shtëpi në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet
Disa persona të panjohur kanë thyer derën dhe kanë hyrë me forcë në një shtëpi. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:15 në rrugën “Cara Dusana”, në veri të Mitrovicës. Tutje thuhet sipas ankuesit i është vjedhur një portofol me para, cigare…

Lajme
Disa persona të panjohur kanë thyer derën dhe kanë hyrë me forcë në një shtëpi.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:15 në rrugën “Cara Dusana”, në veri të Mitrovicës.
Tutje thuhet sipas ankuesit i është vjedhur një portofol me para, cigare dhe stoli argjendi.
“Është raportuar se persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i kanë thyer derën dhe kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij. Sipas ankuesit i është vjedhur një portofol me para, cigare dhe stoli argjendi. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke hetuar”, thuhet në raport.